Medreseja e Mirahorit, shkolla e parë shqipe
08/03/2009 U çel dhe u financua nga themeluesi i Korçës 500 vjet më parë dhe mësohej shqip
Regjimi komunist e fshehu për 50 vjet faktin, pasi ajo u hap nga një familje mbretërore
Që nga 7 marsi i vitit 1887 kanë kaluar 122 vjet, por ende ekziston dilema nëse Mësonjëtorja e Korçës është vërtet shkolla e parë shqipe ose jo. Studiues dhe autorë të ndryshëm sjellin si shkolla të para, në të cilat mësohej gjuha shqipe disa shkolla të tjera. Si të tilla përmenden shkolla e hapur në fshatin Velë të Mirditës në vitin 1632, shkollën e Pdhanës (Pllanës) në vitin 1638, të Troshanës në vitin 1639, shkollën e qytetit të Shkodrës në vitin 1689, shkollën e Voskopojës në vitin 1744 etj. Megjithatë, askush nuk ka përmendur Medresenë e Iliaz bej Mirahorit, e cila është ndërtuar para vitit 1486, ashtu siç nuk kanë përmendur faktin se në këtë shkollë mësohej shqip. Pra, kemi të bëjmë me një shkollë të çelur para më shumë se 500 vjetëve. Ndërtesa e kësaj shkolle vazhdon të qëndrojë në këmbë edhe sot e kësaj dite.
Kur nuk kishte ende alfabet
E vërteta është se në të gjitha shkollat e përmendura më sipër është mësuar gjuha shqipe dhe gjithçka është e dokumentuar. Në krahinat ku mbizotëronte feja katolike, gjuha shqipe mësohej përmes alfabetit latin dhe kjo gjë ka qenë një favor për krahinat e veriut. Në zonat e jugut ku mbizotëronte kisha ortodokse greke nuk mund të bëhej fjalë për mësimin e gjuhës shqipe, (përveçse fshehurazi), pasi mësohej vetëm gjuha greke, nëpërmjet së cilës synohej greqizmi i Shqipërisë. Ndërsa atje ku kishte popullsi myslimane, gjuha shqipe shkruhej me ndihmën e alfabetit turk ose arab. Në kushtet që ndodhej Shqipëria nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për këtë arsye kërkohej gjak dhe përpjekje të shumta. Edhe Mësonjëtorja e Korçës, e çelur në vitin 1887, nuk kishte një alfabet shqip, sepse leja për hapjen e saj ishte marrë nga Porta e Lartë e Stambollit, dhe veç kësaj, deri në atë kohë nuk ekzistonte një alfabet i njësuar i gjuhës shqipe. Gjithçka do të bëhej e mundur vetëm me Kongresin e Manastirit më 14 nëntor 1908, ose 21 vjet më vonë nga dita e parë e çeljes së Mësonjëtores së Korçës. Deri atëherë sundonte përdorimi i alfabeteve të huaj. Megjithatë, në të gjitha këto përpjekje nuk duhet harruar Medreseja e Iliaz bej Mirahorit, i cili është njeriu që themeloi qytetin e Korçës dhe që në këtë qytet ngriti me financimet një shkollë mjaft të bukur për kohën. Para se ai të ndahej nga jeta la në testamentin e tij amanetin që shkolla të vijonte përjetësisht, madje me shpenzimet që do të vileshin nga pasuria e tij
Përpjekjet për shqipen
Përpjekjet për gjuhën shqipe kanë qenë mjaft të hershme. Këtë fakt na e kujton “Meshari” i Gjon buzukut (1555), fjalori e Frank Bardhit (1625), “Çeta e Profetëve” e Pjetër Bogdanit (1635), si dhe mjaft vepra të tjera, pa përmendur këtu dëshmi të veçuara edhe më të hershme se kaq që tregojnë për përdorimin e gjuhës shqipe. Ndërkaq, Naum Veqilharxhi në vitin 1844 do të botonte abetaren e parë shqipe, përpjekje për alfabetin shqipe i gjejmë edhe te Theodhor Bagomili në shek. XVII apo një shek më vonë te Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Todri), por që përpjekjet e tyre do të vijonin me Babë Dudë Karbunare, Papa Kristo Negovani, Kostandin Kristoforidhin, Petro Nini Luarasin etj. Megjithatë, shkolla më e hershme e mësimit të gjuhës shqipe (dokumentuar deri më sot) vazhdon të mbetet Medreseja e Iliaz bej Mirahorit, e cila është çelur 523 vjet më parë. Faktet mbi shkollën e tij i gjejmë edhe në Vakëfnamenë (testamentin e tij) e tij, hartuar në vitin 1504-1505. (Mirahori u kthye në Korçë para vitit 1484).
Sipas dëshmive që japin pasardhësit e Iliaz bej Mirahorit, Mytevelinjtë e Korçës, të parën gjë që bëri Mirahori me t’u kthyer nga Turqia ishte ndërtimi i një shkolle, ku fëmijët e qytetit që ai do të themelonte të kishin mundësi të merrnin dije. Në këtë shkollë, na tregon Rusem Myteveliu, mësohej shqip, por me ndihmën e alfabetit turk, ku gjithçka sigurohej nga financimet e tij. Për studentët ushqimi jepej falas. Sigurisht që në këto shkolla merreshin njohuri edhe mbi fenë, por në të njëjtën kohë mësohej matematika, gjeografia, fizika, dituri mbi natyrën etj. Gjithsesi, ende lind pyetja se si ishte e mundur që para 500 vjetëve të mësohej gjuha shqipe, kur vendi gjendej nën pushtimin turk? Arsyetimi duket se është i thjeshtë: Mirahori ishte njeri tepër i pasur, me mjaft pushtet dhe kulturë, dhëndër i Sulltan Mehmetit II, çka i jepte mundësi të plotësonte një nga dëshirat e tij për të hapur një shkollë ku të mësohej shqip. Me pushtetin dhe pasurinë që kishte ai mund të bënte në Stamboll një jetë përrallore, por fakti që e braktisi atë dhe u kthye në Shqipëri, në vendlindjen e tij, në Panarit, tregon se nuk mund të bënte dot ndryshe. Mytevelinjtë pohojnë se ndërtesa e shkollës ka qenë një nga ndërtimet e para të qytetit të Korçës
Vlerësimi për dijen
Mirahori ishte një njeri që më shumë se çdo gjë tjetër vlerësonte dijen dhe njerëzit e ditur. Kudo që ai ka qenë, në Stamboll apo në Shqipëri, ngritja e shkollave ka qenë një nga dashuritë e tij. Ai ngriti në Konstandinopojë një xhami të madhe, por përballë saj ngriti edhe një shkollë. Të njëjtën gjë bëri edhe kur u kthye në vendlindje, ku ngriti shkollën e parë shqipe në fshatin Peskëpi (Pesë shtëpi) të Gjorixhës. Këtë fakt e gjejmë në testamentin e tij. Dy fshatrat e sapopërmendur (Peskëpi dhe Gjorixhë) janë vendi ku ngrihet sot qyteti i Korçës. Gjatë gjithë kohës që ai ishte gjallë, shpenzimet e shkollës u përballuan nga vetë ai. Para se Mirahori të ndahej nga jeta, la të shkruar në testament amanetin për vijueshmërinë e gjithçkaje që kishte lënë pas, përfshi këtu edhe shkollën, rrogën që do të merrnin mësuesit, shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre, rrogën për njerëzit e ditur etj. Dhe që të gjitha këto do të dilnin nga pasuria e Mirahorit. Në këtë testament gjejmë të shkruar se për mësuesin caktonte nga 4 derhem në ditë, për hasrat e shkollës, 500 derhem në vit, për njerëzit e ditur nga 1 derhem çdo ditë, për meremetuesin e shkollës 2 derhem në ditë, ndërsa për studentët dhe fëmijët e studentëve ushqim falas.
Shkolla e parë shqipe
Duket se studiuesit do t’i kthehen kësaj teme herë pas here, me synimin për të zgjidhur përfundimisht dilemën nëse shkolla e parë shqipe ka qenë Mësonjtorja e Korçës ose jo, duke numëruar para saj, (Mësonjëtores) edhe shkolla të tjera, të cilat pa asnjë dyshim meritojnë të vlerësohen, por si një thesar i vërtetë, i pazbuluar deri më sot do të gjendet përballë çdo fakti edhe Medreseja e Iliaz bej Mirahorit, i cili mbetet një nga njerëzit që gjithë pasurinë e tij e shkriu për njerëzit dhe për studentët e shkollës së tij. Ajo çka mbetet e çuditshme ka të bëjë me faktin se deri më sot nuk gjendet qoftë edhe një shkrim i vetëm mbi Medresenë e themeluesit të Korçës, Iliaz bej Mirahorit. Shumë kush mendon se kjo e vërtetë u fsheh për 50 vjet me radhë nga regjimi komunist, sepse diktatori nuk mund të mendonte dot që shkolla e parë shqiptare të vinte nga një familje mbretërore.
Në zonën e Kënetës
“Rotary Club”, 10 milionë
lekë për ujësjellësin
DURRES- Biznesmenë e intelektualë të grupimit “Rotary Club” kanë përuruar një ditë më parë ujësjellësin e ri të Kënetës. Zona tejet shqetësuese për ujin e pijshëm është vendosur në qendër të vëmendjes edhe për “Rotary Club”, bërthama e të cilit ka marrë përsipër të ndërmarrë investime në projektin për ndërtimin e një ujësjellësi si dhe të shtrimit të tubacioneve në banesat e zonës. Një fond prej 10 milionë lekësh ka shërbyer për shpërndarjen e rrjetit të ujit të pijshëm në skolinën nr. 4 të Kënetës, një ndër zërat kryesore të “Rotary Club”, Luciano Pierini, ka theksuar se projekti për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm në këtë lagje ka filluar në fund të muajit qershor 2008. Plot 56 klube rotariane kanë shprehur gatishmërinë për të investuar herë pas here në këtë pjesë të qytetit që ka mbetur ende e pambështetur me investime qendrore e lokale. Ky është i dyti projekt i investuar në Kënetë, e cila aktualisht kap një popullsi në më shumë se 25 mijë banorë. Klubi i rotarianëve në Shqipëri është themeluar në 15 maj 1992. Ky klub ka në ndjekje një projekt që titullohet “Një zemër për Shqipërinë”. Xh. Gradica
Porti i Vlorës
Moti, ende të pezulluara udhëtimet
VLORE- Deti është qetësuar dje disi në qytetin e Vlorës, por lëvizja e trageteve dhe anijeve të tjera nuk është kryer sepse rreziku në gjirin përkatës vinte nga era që ka qenë shumë e fuqishme dhe ka rrezikuar anijet e ankoruara në kalatat e portit. Madje rreth orës 10.00 ato kanë marrë urdhër nga kapitaneria e portit për të dalë në rad ku do të qëndronin derisa të qetësohej situata sinoptike. Sipas shefit të kapitanerisë së portit Anastas Goga, urdhri është dhënë pasi u pa e rrezikshme qëndrimi i tyre pranë kalatës. Menjëherë të gjitha mjetet motorike detare, edhe dy tragetet së bashku me udhëtarët kanë dalë në rad dhe kanë hedhur spirancën aty. Pritej qetësimi i situatës për nisjen e tyre drejt Italisë, por deri në orët e vona të pasdites ky qetësim nuk ka ardhur dhe kështu tragetet nuk janë nisur drejt Brindisit. Është dita e dytë që tragetet nuk lëvizin nga porti i Vlorës drejt Italisë për shkak të detit me dallgë dhe erës së fuqishme. Pasagjerët që kanë kërkuar të lëvizin drejt shtetit fqinj janë bllokuar në Vlorë deri në qetësimin e plotë të motit dhe urdhrit për udhëtim nga kapitaneria e Vlorës.
Bashkia Fier
Marrëveshje me SNV për turizmin
FIER- Bashkia Fier nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën holandeze SNV në fushën e turizmit. Gjatë ceremonisë së aktit të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, është shprehur me vlerësime superlative për këtë projekt, që sikurse edhe në vitin e kaluar, por edhe në vazhdim të tij ka dhënë një kontribut të shquar në fushën e turizmit në Fier. Duke njohur vlerat që prezanton qyteti i Fierit kjo marrëveshje bashkëpunimi, si dhe investimet në fushën e turizmit në të ardhmen i shërbejnë edhe komunitetit. “Është një punë që ka evidentuar pozitivisht. Fieri është një qytet bujqësor me resurse dhe me kulturë të lashtë historike, qytet me vlera arkeologjike dhe me përparësi në fushën e turizmit”, - ka thënë Zeqaj. Ndërkohë edhe përfaqësuesi i SNV-së ka shprehur frymën e mirë të bashkëpunimit që ka ekzistuar edhe më parë në projektet e realizuara me SNV-në dhe Bashkinë Fier duke e bërë sa më të besueshëm dhe funksional këtë projekt edhe në të ardhmen. Është për t’u theksuar se në saj të kësaj marrëveshjeje, turizmi në Fier ka pësuar përmirësime të dukshme.
A. Damini