E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë- Krujë, vetvaret 40 vjeçari brenda në qeli

08/03/2009  TIRANË- Vetflijohet në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, datë 6 mars, në burgun e Krujës, Artan Paskali 40 vjeça nga Bubullima e Lushnjës. Paskali i ka dhënë fund jetës duke përdorur çarçafin e siguruar nga autoritete burgut për të fjetur. Depresioni, probleme nervore tepër të theksuara dhe mbyllja në vetvete kohët e fundit kanë qenë të njohura për të dënuarin. Ndërkohë askush nga familjarët nuk e priste një përfundim të till. Kishte edhe dy vjet për të përfunduar masën e dënimit të marr në vitin 1997, kur pas një grindje qëlloi mbi vëllanë e tij. Dje në orët e parë të mëngjesit punonjës të shërbinmit të brendshëm në burgun e Krujës, kanë gjetur të varur me çarçaf brenda qelisë së tij 40 vjeçarin Artan Paskali. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se shtetasi Paskali nga Bubullima e Lushnjes, ka qenë me probleme të theksuara mendore. Ndërkohë që bëhet e ditur se ngjarja ka përkuar me ditën që në këtë burg ka vajtur drejtues i ri, Sajmir Mulgeci. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësit e policisë kanë marr të gjitha masat për t’ia kthyer të vetflijuarin familjarave. Ndërkohë që bëhet e ditur se vet familjarët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar njeriu i tyre brenda në burg. Familjarët nëuk besojnë tek vetvarja. Ata e kanë lënë të hapur çështjen, duke deklaruar se nuk ka mundësi që djali i gyre të kryente vetvarje, pasi nuk ka paraqitur ndonjëherë problem. Por mjekët sipas burimeve nga burgjet deklarojnë se Artan Paskali, vuante nga probleme të theksuara mendore. Artan Paskali është dënuar në vitin 1997. Pikërisht në këtë vit, Paskali ka kryer vrasjen e vëllait të tij, pas një zënke banale. Sipas burimeve nga burgu, Paskalit i kishte mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg. Familja nga ana e saj shpresonte që shumë shpejt të kishte djalin në shtëpi, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur të cilën ata e kanë konsideruar vrasje nga pakujdesia, pasi armët kanë qenë nëpër duart e njerzve. Mbytja sipas drejtuesve të burgut ka ardhur si pasojë e shtrëngimit të një çarçafi në fyt nga ana e të dënuarit. Në Burgun e Krujës jkanë të sistemuar të dënuar të cilët në të shumtën e rasteve vuajnë nga probleme mendore. Janë depresiv që gjatë gjith ëkohës trajtohen me medikamente dhe mbahen nën mbikqyrjen e mjekëve. Rasti i Paskalit nuk është i vetmi që ka ndodhur në burg. Disa të dënuar nuk i kanë rezistuar izolimit duke kaluar në depresion dhe dhënë fund jetes me anë të një çarçafi të cilin e kanë shumë të thjeshtë ta sigurojnë. Vetvrasje kanë ndodhur edhe në Spitalin e burgut. Ndërkohë që Drejtues në Burgjeve në disa raste kanë arritur të parandalojnë këto situata duke u ardhur në ndihmë të menjëhershme të dënuarve.

Alma Çuka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›