E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Medvedev: Arsenali bërthamor është një garanci për të ruajtur Rusinë

Arsenali strategjik bërthamor është “garancia më e mirë për të ruajtur fuqinë e Rusisë”. Kështu deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev, duke akuzuar Perëndimin se dëshiron të “përfitojë nga konflikti ushtarak në Ukrainë” për “një cikël të ri shpërbërjeje” të institucioneve ruse pas rënies së BRSS.

“Është e qartë se të gjitha këto janë ëndrra të pista për ata që mendojnë si të na copëtojnë. Por përpjekje të tilla janë me të vërtetë jashtëzakonisht të rrezikshme“, shkroi Medvedev.

Po ashtu Rusia i kërkoi Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë kontaktet përmes kanaleve diplomatike, në mënyrë që të rifillojnë inspektimet sipas Traktatit të Fillimit të Ri sa më shpejt të jetë e mundur. Fillimi i Ri është një marrëveshje për reduktimin e armëve bërthamore e nënshkruar nga Uashingtoni dhe Moska në Pragë më 8 prill 2010./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›