E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthimi në hënë, raketa Artemis Moon do të bëjë tentativën e dytë

Agjencia amerikane e hapësirës do të përpiqet sërish këtë të shtunë të lëshojë raketën e saj më të fuqishme ndonjëherë nga Toka në hënë. Misioni i NASA-s, nuk u realizua si pasojë e disa  problemeve teknike dhe të motit kur u përpoq të largonte misionin Artemis I Moon nga Toka të hënën.

“Duhet të paraqitemi, duhet të jemi gati dhe duhet të shohim se çfarë sjell dita“, u tha gazetarëve Mike Sarafin, menaxheri i misionit Artemis i NASA-s.

Përpjekja e së shtunës për të dërguar raketën Space Launch System (SLS) është planifikuar të fillojë në orën 14:17 me kohën lokale. Objektivi i mjetit 100 metra i gjatë do të jetë të hedhë një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk ka ndodhur që kur Projekti Apollo përfundoi në 1972. Artemis I është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh në bord me këtë rast, por nëse gjithçka shkon sipas planit në mision, atëherë Artemis II, që pritet të fluturojë në 2024, me siguri do të ketë njerëz.

Astronautja e NASA-s Jessica Mier tha se të gjithë duhet të tregojnë durim ndërsa SLS lëviz drejt fluturimit të saj të parë dhe të mos habitemi nëse do të ketë një shtyrje të mëtejshme.

“Është pjesë e mënyrës se si ne i bëjmë gjërat në NASA. SLS përfundimisht do të ketë njerëz në të, miqtë e mi, kolegët e mi. Pra, ne duhet të sigurohemi që ky fluturim provë të shkojë mirë“, tha ajo./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›