Medvedev-Berlusconi, takim për traktatin e ri për sigurinë në Evropë
Presidenti rus Dmitry Medvedev ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare. Ai mbërriti në Romë të entjen dhe u takua me kryeministrin italian Silvio Berlusconi me të cilin zhvilloi bisedime për çështje të ndryshme bilaterale. Një traktat i ri për sigurinë në Europë, pritet të dominojë axhendën e bisedimeve ndërmjet liderëve. Gjithashtu në tryezën e diskutimeve është edhe çështja e programit nuklear të Iranit , Lindja e Mesme dhe ura e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë , BE-së dhe NATO-s. Gjithashtu Medvedev do të takohet për herë të parë edhe me Papa Benediktin e 16-të dhe sekretarin shtetëror të vatikanit, Tarcisio Bertone. Takimi i Papës me Medvedevin zhvillohet në një periudhë të përmirësimit të raporteve të Kishës Ortodokse Ruse dhe Vatikanit. Marrëdhëniet ndërmjet tyre janë karakterizuar prej shekujsh nga tensione, ndërsa në dekadat e fundit u përkeqësuan edhe më tepër për shkak të akuzave të Kishës Ortodokse Ruse se katolikët po përpiqeshin t'i largonin besimtarët nga Kisha Ruse.