E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev Gare e re armatimesh nese sarrihet pakti NATO- Rusi

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmeruar se nje gare e re armatimesh mund te filloje dhjetevjecarin e ardhshem nese NATO dhe Moska nuk arrijne nje marreveshje te perbashket per mbrojtjen me raketa. Ne fjalimin e pervitshem per kombin ai ka shtuar se personalisht ka mbrojtur nje mekanizem me te drejta te plota bashkepunimi ne samitin e Lisbones.

Kemi vetem nje alternative ose te arrijme bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes me raketa ose te behemi gati per instalimin e mjeteve te reja goditese ka theksuar ai.Ne lidhje me problemet e brendshme te Rusise presidenti medvedev ka kerkuar me shume favore ndaj familjes me tre ose me shume femije qe te shmanget degradimi demografik i vendit. Ndersa ne lidhje me ate qe shume analiste prisnin te degjonin te ardhmen e tij politike Medvedev ka anashkaluar ta preke.

Me pak se dy vjet nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale zerat jane shtuar ne Moske se pararendesi i Medvedev aktualisht kryeminister Vladimir Putin do te kerkoje te rikthehet ne Kremlin. Ky i fundit ka qene i pranishem ne audience gjate fjalimit te presidentit ndersa analistet shprehen se toni i fjalimit ka qene aq i zbehte sa mund te thuhet se Medvedev i mungon ambicja per tu rizgjedhur.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›