E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet shkaktojne kaos ne Itali

Studentet italiane te cilet protestojne kunder nje reforme ne sistemin arsimor kane shkaktuar shqetesime te medha ne kryeqytetin e Italise Rome.Studentet organizuan Diten e Bllokimit te Pergjithshem si proteste kunder shkurtimit te shpenzimeve nga ana e qeverise dhe kufizimit te kohes se studimeve.

Studentet thone se shkurtimet prekin te drejten e tyre per studime. Qeveria e kryeministrit italian Silvio Berluskoni eshte e lekundur dhe rrezikon te rrezohet per dy vota.

Ministrja e Arsimit Mariastella Gelmini ka mbrojtur reformen e cila ka si synim shpetimin e milionave te eurove per dy vitet e ardhshme si dhe krijojne nje sistem te bazuar ne meritokraci.

Studentet bllokuan rruget dhe sheshet qendrore ne Rome teksa qindra studente rrethuan Dhomen e Deputeteve e cila ruhej nga nje kordon policie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›