E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Rusia do të zhvillojë një seri të re armësh bërthamore

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Presidenti
rus Dmitri Medvedev tha se vendi i tij do të zhvillojë një seri të re armësh
bërthamore ndërkohë që vazhdon punën drejt arritjes së një traktati të ri
armësh strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Medvedev
i bëri komentet në Moskë gjatë një interviste me redaktorët e tre stacioneve
televizive që kontrollohen nga shteti. Ai tha se
teknologjia e re e raketave do të zhvillohet në përputhje të plotë me çdo
marrëveshje të re mbi armët që do të arrihet me Uashingtonin.

Traktati i
tanishëm për Pakësimin e Armëve Strategjike skadoi në fillim të këtij muaji dhe
zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë thonë se shpresojnë të arrijnë një
marrëveshje të re në fillim të janarit. Zoti Medvedev
dhe Presidenti Barak Obama ranë dakord në muajin korrik në Moskë që të përpiqen
për një traktat të ri mbi armët bërthamore.

Zyrtarët
thanë në atë kohë se një traktat i tillë do të përfshinte në arsenalin e
secilit vend pakësime që do ta çonin numrin e mbushjeve bërthamore nga nivelet
e tanishme në shifrat 1,500 deri në 1,650, pakësime që parashikohen të arrihen
brenda 7 viteve të ardhshëm. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›