Në Kosovë vazhdojnë debatet për rivotimet në disa komuna
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të diskutojë
hollësitë rreth votimeve që do të përsëriten në disa komuna të vendit
ku ka pasur parregullsi në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin
lokal. Analistët thonë se vendi është në një situatë të ndërlikuar dhe
zhvillimet rreth zgjedhjeve kanë lëkundur koalicionin qeverisës. Sipas
tyre viti që po vjen duhet të jetë periudhë e zgjedhjeve të reja
parlamentare. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.