E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Çështja e Kosovës nuk është e zgjidhur, ne do ta mbështesim Serbinë

Moskë, 19 tetor, NOA Vetëm një ditë para vizitës së tij në Beograd, presidenti rus Dmitri Medvedev, ka shprehur për të përditshmen Veçernje Novosti qëndrimin e vendit të tij ndaj çështjes së Kosovës.

Ai ka deklaruar se askush nuk duhet të pohojë, apo qoftë edhe të mendojë se kjo çështje  është e zgjidhur, pasi Serbia nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Përkundër përpjekjeve të mbështetësve të pavarësisë së Kosovës, atyre nuk do tu shkojë për dore që ta tregojnë atë si çproces të pakthyeshëm dhe ta mbyllin atë çështje. Konsiderojmë se hap pas hapi duhet treguar se alternativa për njëanshmërinë ligjore megjithatë ekziston, ka thënë Medvedev.

Ndër të tjera, ai ka pohuar gjatë kësaj interviste faktin se Rusia po merr pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës në bazë të formulës, e cila është harmonizuar me kolegët serbë, respektivisht që Beogradi të dalë me iniciativa, kurse Rusia ta mbështesë.

Tashmë njihet qëndrimi serb ndaj çështjes së Kosovës, i cili u reflektua dy ditë më parë edhe nga ai i ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiç, mbi marrëveshjen Kosovë-Maqedoni për kufirin dhe raportet diplomatike.

n.e/NOA



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›