Gjermani, ekspozita e veçantë me "xhuxhat nazistë"
Një artiste gjermane ka paraqitur një ekspozitë të pazakontë në një ambient të hapur në të cilën tregoheshin 1250 xhuxha të cilët kishin çuar dorën e djathtë lart duke kryer përshëndetjen naziste. Ky ekzebicion tepër i veçantë u organizua në qytetin Straubing i cili ndodhet në jug të Gjermanisë.
Kjo vepër e artistit kontemporan Ottmar Hoerl është ndaluar dy herë që të mos paraqitet nga autoritetet lokale, pasi ata pretendonin se nuk e përballonin financiarisht që të ruanin gjithë veprën dhe krijimin artistik. Por ky problem u zgjodh shumë shpejt pasi një sponsor privat arriti ti sigurojë Hoerl mbi 20 mijë dollarë, të cilat do të shpenzoheshin për të ruajtjen e "1250 xhuxhave nazistë".
"Natyrisht që është një provokim, sepse përshëndetja me krah të shtrirë është një akt manipulativ."- pohoi artisti Ottmar Hoerl.
Xhuxhat të cilët janë të lyer me ngjyrë të zezë, përveç disa që kanë bojë ari, janë pjesë e ekspozitës së Ottmar Hoerl e cila quhet " Të kërcesh me Djallin e Helmuar".
"Unë nuk mund të jem i dashur me të gjithë. Një artist duhet të jetë gjithmonë kundër të gjithëve atëhere puna dhe vepra e tij ka kuptim."- pohoi artisti gjerman.
Shumë vizituesve të ekzpozitës kishin reagime të ndryshme mbi këtë vepër të pazakontë. Njëri pohoi se kjo vepër mund të keqkuptohej nga fëmijët dhe ata mund të fillonin të përshëndesnin njëri-tjetrin si nazistët.
Ndërsa një vizitues tjetër pohoi se si kishte mundësi se populli gjerman vazhdonte të përsekutohej pavarsisht se tashmë kishin kaluar 70 vite nga Lufta e Dytë Botërore.