E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megan Fox, në pritje për t’u bërë sërish nënë!

Aktorja, mama e një djali, e ka përcjellë lajmin përmes një përfaqësuesi të saj.

Mesa duket Kim Kardashian ka filluar të bëhet frymëzim, ose “virus” edhe për femrat e tjera të Hollywood-it. Në kuptimin që duket se po bën që edhe shoqet e saj të "showbiz"-it të mendojnë për mëmësinë...

Lajmi më i fundit është që edhe Megan Fox është në pritje të fëmijës së saj të dytë, nga i shoqi Brian Austin Green. Aktorja e ka përcjellë lajmin përmes një përfaqësuesi të saj: "Mund të konfirmoj se Megan pret fëmijën e dytë - ka deklaruar përfaqësuesi i aktores -. Si ajo, edhe i shoqi Brian janë shumë të lumtur".

Ata u bën prindër për herë të parë vitin e kaluar, kur erdhi në jetë Noah, ndërkohë që janë të lidhur që prej 2004-s, edhe pse vetëm në 2010-n u martuan. Austin, gjithashtu është edhe baba i një djali 11-vjeçar, Kassiuss, si pasojë e marrrëdhënies së mëparshme me aktoren Vanessa Marcil./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›