E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fansja më e zjarrtë e Jay Z

E mësuar me një jetë në udhëtim, nga Turi në Tur, Beyonce zgjedh përsëri shfaqjet muzikore, për të kaluar kohën e saj të lirë.

Këtë herë, 32-vjeçarja u fotografua, dukshëm entuziaste, gjatë një shfaqje që dha bashkëshorti i saj, Jay Z., në një skenë të ngritur në Pasadena, Kaliforni.

E ndërsa dueti i Jay Z. me Justin Timberlake rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, midis 60 mijë të pranishmëve, Beyonce shijoi shfaqjen në shoqërinë e disa personave të tjerë të mirënjohur, si aktorja hollivudiane Jessica Alba./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›