E Shtunë, 31 Tetor 2026

Megan Fox refuzon rolin e Lara Croft

Vetem pas dite pas perhapjes se lajmit se do te ishte ajo Lara Croft e re, Megan Fox e ka pergenjeshtruar.

Ajo nuk ka preferuar te jete protagoniste ne serine e trete te filmit, qe me pare ishte interpretuar nga Angelina Jolie. Zedhenesi i yllit te filmit "Transformers", qe ne vere do te nise xhirimet per pjesen e dyte, eshte shprehur se Megan nuk eshte perfshire ne kete projekt.

Ndoshta ajo nuk preferon nje rol, qe e beri te paharrueshme Angelinen si per publikun, edhe per kritiken.

Fox i trembet krahasimit me partneren e Brad Pitt. Nderkaq, producentet e “Tomb Raider” po perpiqen te konturojne kastin e aktoreve.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›