Biblioteka Halim Xhelo pasurohet me 200 libra të rinj
>Biblioteka e Shkollës së mesme të përgjithshme Halim Xhelo në qytetin Vlorës u pasurua me 200 libra të rinj, të cilat u dhuruan nga deputeti i Vlorës Bujar Leskaj. Me këtë rast u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë nxënës të shkollës, stafi pedagogjik si dhe figura të njohura të jetës kulturore në Vlorë.
Mes librave të dhuruar ishte vepra e plotë e Gjergj Fishtës dhe Lahuta e malsisë, Mrizi i zanave, "Flamuri dhe I.Qemali, i Bardhosh Gaçes, botimi Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, vepra të Ismail Kadaresë, bibliografia e Petro Markos, vepra e plotë e Ibrahim Rugovës, Eposi i Kreshnikëve, Kanuni i Labërisë, si dhe libra të autorëve të tjerë të njohur, shqiptarë e të huaj, si Oruell, Zvajg, Mehdi Frashëri, Zija Çela, Fahri Balliu, Enver Memisha, etj. Por dhurata të tilla nga deputeti Leskaj janë bërë dhe në biblioteka të tjera në këtë qytet. Kështu disa muaj më parë deputeti Leskaj i dhuroi Bibliotekës Publike Shevqet Musaraj dhjetëra libra, por dhe një shumë prej 500 mijë lekësh.