E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Deputeti Isarai tentoi të aksidentonte makinën e Kryeministrisë

mehilliTiranë- Erla Mëhilli, zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, ka akzuauar sot deputetin e Partisë Socialiste, Arben Isarai, i cili sipas saj ka tentuar të aksidentojë makinën e kryeministrisë.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mëhilli deklaron se deputeti ka bërë një parakalim të gabuar, në mënyrë që makina ku ndodheshin punonjësit e zyrës së shtypit të Kryeministrisë të dilte nga rruga.

Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di as për të vëllanë që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha,- shkruan Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›