Mëhilli: Opozita të bashkojë votat për imunitetin

Partia Demokratike kërkoi sot nga opozita që të bashkojë votat e saj për heqjen e imunitetit, ligj i cili kërkon shumicë të theksuar në Parlament
Duke përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësja Erla Mëhilli u shpreh maxhoranca është e gatshme të luftojë çdo lloj informaliteti në administratë për të luftuar korrupsionin.
"Për sa i përket përmendjes në raport të imuniteteve si pengesë e organeve të drejtësisë për të finalizuar luftën kundër çdo lloj fenomeni negativ, PD i bën thirrje opozitës shqiptare të bashkojë votën me maxhorancën aktuale për të hequr imunitetin, duke dëshmuar kështu vullnetin e hekurt të opozitës për të kontribuar kundër implikimit të politikës me krimin e organizuar", theksoi ajo në një konferencë për median.
Duke folur për raportin e DASH, Mëhilli shpreh se raporti bën qartësisht ndarjen që nga viti 2005, datë nga e cila Shqipëria qeveriset nga maxhoranca aktuale duke listuar masat e marra që nga moratoriumi për skafet , instalimi i radarëve të survejimit të detit, shtimi i kapaciteteve lundruese të Rojës Bregdetare, etj.