Ambasadori i Holandës: Bojkoti rrezikon vizat
Ambasadori i Mbretërisë së vendeve të Ulëta në Tiranë zoti Henk van den Dool shprehet (përgjatë një takimi vlerësues mbi investimet në rajonin e Dibrës,) se me hyrjen e opozitës në Kuvend situata politike në Shqipëri është përmirësuar. Teknikisht janë 140 deputetë të cilët e kanë bërë betimin u shpreh kryediplomati holandez në Shqipëri.
Daljen e opozitës nga parlamenti ambasadori Van den Dool e komentoi personalisht se me vonesën e miratimit të ligjeve dhe zbatimit të ngadaltë të reformave të kërkuara nga MSA në sferat e luftës ndaj korrupsionit, trafikimit dhe disa standarde të tjera për tu arritur mund të kemi vonesa në liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Bojkoti prej 6 muajsh i opozitës në ligjvënësin shqiptar sipas ambasadorit holandez ndikoi ndjeshëm arritjen e standardeve europinae. Nëse do të përsëritej në këtë stad ku është parlamentarizmi, edhe një herë bojkoti në formën e mos aprovimit të ligjeve, vendimmarrja e Këshillit të Europës mund të jetë negative pas vlerësimit të raportit për Shqipërinë.