E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: PD e hapur për hetimin e zgjedhjeve

Partia Demokratike deklaroi mbrëmë se Partia Socialiste për herë të parë deklaroi se nuk kërkon rinumërim të votave.

 “Sot (të dielën) pasdite zëdhënësja e Partisë Socialiste Imeraj më në fund dhe për herë të parë që nga 28 Qershori deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve”, theksoi zëdhënësja Erla Mëhilli.

Sipas saj, PD-ja mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit te Komisionit Parlamentar.

 “PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarsisht se ligji i Komisioneve Parlamentare parashikon në menyrë taksative që maxhoranca  ka shumicën e komisionit, të krijojë pas zgjedhjes së Komisionit mundesinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›