Mëhilli: Rama nuk i ndërpreu pushimet nga përmbytjet
Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli tha se Rama nuk denjoi të kthehej nga pushimet, pavarësisht përmbytjeve në veri të vendit. “Edvin Kristaq Rama u kthye vetëm dje nga vakancat e zgjatura. Ai as që nuk denjoi të ndërpriste pushimet e luksit në Paris apo Bankok edhe pse zona të tëra u përmbytën dhe kaluan Vitin e Ri nën kërcënimin e vërshimit të ujrave apo dallgëve të detit”, tha Mëhilli. Sipas saj, “ai vizitoi zonat e përmbytura ku në vënd të solidaritetit shau dhe fyu me gjuhë ordineri fshatarët e përmbytur tek Ura e Lahajt, vetëm se e pyetën “ku ishe ti gjer sot” dhe se reaguan me indinjatë të thellë kur u tha atyre se ju përmbyti qeveria dhe jo moti”. Partia Demokratike kërkon nga Rama, të solidarizohet me të dëmtuarit nga përmbytja dhe “të mos shkojë atje vetëm për ti sharë dhe ofenduar vetëm e vetëm se ata reaguan ndaj trillimeve të tij se qeveria nuk po bën gjë për ti ndihmuar dhe se ështe ajo që ju përmbyti dhe jo moti”.