SHBA, katër të vdekur nga një shkëmbim zjarri në uzinë
Gjatë një konference shtypi, forcat e sigurisë njoftuan se kishin gjetur trupin e personit që hapi zjarr pranë uzinës, ndërkohë që identiteti i tij nuk është bërë publik.
"Ne mendojmë se bëhet fjalë për personin që hapi zjarr'', theksoi shefi i policisë lokale, në përfundim të inspektimit të kompleksit industrial që zgjati rreth katër orë. Ai theksoi se në vendngjarje ishin gjendur tre armë.