E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama të bëjë transparencë mbi gjendjen shëndetësore të grevistëve

Tiranë, 8 Maj, NOA Partia Demokratike ka kërkuar sot që Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama të lejoj ekipet e mjekëve për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të grevistëve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli u shpreh se kreu i PS-së po shkel vendimet e Gjykatës së Strazburgut mbi të drejtat e grevave. Mëhilli ka shtuar se përgjegjësia për jetën e grevistëve nuk do të jetë vetëm e Ramës, por edhe e mjekëve militantë.

PD i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre sikundër paralajmëron se për çdo cenim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në radhë të parë por dhe e atyre militantëve mjekë që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët që ata deklarojnë se i kanë nën mjekim, u shpreh Mëhilli.

Ajo deklaroi se Rama dhe Gramoz Ruci vazhdojnë të bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët, duke u dëshmuar kështu shqiptarëve se çfarë janë të aftë të bëjnë në kurriz të shëndetit të njerëzve bllokmenët e rinj me në krye Edi Ramën.

Partia Demokratike i ka kujtuar kreut të PS-së dhe ligjet ndërkombëtare mbi grevat e urisë.

Me këtë qëndrim i kujtojmë zotit Rama se po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve, përfundoi deklaratën e saj Mëhilli.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›