Rama: Opozita, gati të dialogojë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' tre persona, të cilët dolën nga greva e urisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Pas vizitës, Rama deklaroi se opozita është gati të dialogojë. "Ne jemi të gatshëm jo vetëm të dialogojmë, por dhe të gjejmë rrugën e zgjedhjes, por edhe të bindur se rruga e vetme e zgjidhjes është rruga e transparencës", u shpreh Rama.
Sipas kreut socialist përgjegjësia për gjithë situatën e krijuar politike bie direkt mbi kryeministrin Sali Berisha.
Sipas kreut socialist përgjegjësia për gjithë situatën e krijuar politike bie direkt mbi kryeministrin Sali Berisha.