Mejdani, modele në Hong Kong

Ertemiona Mejdani, fituese e kurorës "Miss Shqipëria 2009'', vazhdon të jetë aktive në spektaklet e bukurisë.
Ajo është kthyer nga Kina, ku së fundmi përfaqësoi Shqipërinë në ”Miss Model of the World”
Nga ky konkurs bukurie përveç eksperiencës, Mejdani ka marrë edhe një kontratë pune.
"U rendita në top 30 femrat më të bukura të botës, duke lënë pas rreth 200 shtete, seleksionim pas seleksionimi. Normalisht që m’u ofrua dhe një kontratë afatgjatë modelingu në Hong-Kong, tani më duhet të mendoj rreth kësaj,'' ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Tutje, Mejdani ka rrëfyer se publiku atje i ka pëlqyer kostumet shqiptare:
"Kostumet tona janë të adhurueshme, jo vetëm që është përgjegjësi shumë e madhe që të pozosh me to, por edhe rëndësia e tyre është shumë e madhe, pasi në çdo fije peri që mbajnë ndërthurin një histori sa të dhimbshme, aq dhe krenare". /Indeksonline/