Zhaku: Libri i dytë, me politikanë

Inida Gjata, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Zhaku, javën e parë të këtij viti ka nisur të botojë një seri librash, të cilët në total do të jenë 12. Një për çdo muaj të ri.
Ajo që ka rrotulluar gjithë vëmendjen e medias rreth saj është fakti se ajo ka guxuar të nxjerrë shumë biseda private me artistë e personazhe të tjerë të njohur, të cilët janë identifikuar, siç ka qenë Dr. Flori, Flor Mumajesi, Shkendije Mujaj e shumë të tjerë.
Veç artistëve, në botimet e ardhshme te librit do të ketë të përfshirë edhe politikanë njerëz të biznesit. "Mos i thërrisni artistë ata hajdutë e sharlatanë që s’dinë asgjë e s’kanë pikën e formimit apo të idesë. Romani e shpreh shumë qartë sesa shumë është spekuluar me fjalën artistë. Është edhe një farë proteste ndaj sipërfaqësisë dhe mendjelehtësisë së medias që s’di kë quan artist dhe s’di kë quan të çmendur. Në libër rrëfehen shumë ngjarje dhe në disa prej tyre do të ketë edhe ngjarje ku përmenden politikanë dhe njerëz të biznesit", është shprehur Zhaku për ''Mapo". "Trimnika", sipas Zhakut, është liber i përshtatshëm për moshat nga 15 vjeç deri në 100 vjeç. /Indeksonline/