E Diel, 1 Nëntor 2026

Meke miliona besimtare ne qytetin e shenjte

Miliona besimtarë kanë mberritur ne qytetin e shenjte te Mekes per pelegrinazhin e pervitshem te Haxhit i cili nis sot. Autoritetet Saudite kane paralajmëruar se do te ndalojne çdo proteste te mundshme mbi konfliktin ne Siri. Xhamija e madhe, vatra e besimit islamik, gelon nga njerezit e veshur me te bardha, ashtu sic e kerkon tradita.

Piken kulmore te Haxhit e perben ngjitja ne malin Arafat, diten e enjte. Krahas 1,6 milionë pelegrinëve nga mbarë bota, do te jene edhe gati 750.000 besimtare nga vetë Arabia Saudite. Forcat vendase te sigurise kane marre masa per shmangien e ndonje ikje te rremujshme apo incidentesh te tjera, siç kanë ndodhur shpesh në të kaluarën.

Paniku qe shpertheu mes pelegrineve 6 vjet me pare i kushtoi 364 personave. Autoritetet saudite kane muaj qe pergatiten per kete eveniment e kane investuar me shume se 220 milione euro ne infrastrukture per ta bere pelegrinazhin sa me te sigurte e komod. Rrugetimi drejt Mekes është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndermarre te pakten nje here ne jete. E merkura shenon diten e pare zyrtare te pelegrinazhit qe kulmon pastaj me festen e flijimit, Kurban Bajramin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›