E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump kunder Obames

Eshtë armik i betuar i Obamës për faktin e thjeshtë se mbështet me forcë republikanët, e rrjedhimisht kandidatin e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhe, Mitt Romney.

Manjati Donald Trump nuk humb asnje rast per te goditur presidentin dhe tani paralajmeron se ka ne dore dicka vertet te madhe qe do te ndryshoje fatin e zgjedhjeve amerikane; nje "bombe e vertete" e cila do te fundose sipas tij Barak Obamen.

Rrjeti social Twitter dhe mediat vendase nuk flasin per gje tjeter. Trump ka premtuar ta publikoje informacionin e fshehte sot pasdite, pikerisht ne adresen e tij ku miliarderi ka me shume se nje milion Zgjedhjet ne SHBARusia dhe zgjedhjet në SHBAObama fiton përballjen Sonte përballja finale Romney-Obama ndjekes.

Ai nuk ngurron te njoftoje ne rrjetin social cdo gabim te mundshem te Shefit te Shtepise së Bardhë apo edhe te ashtequajturin mekat te tij: genjeshtren mbi vendin e lindjes qe sipas kundershtareve nuk ishte Hawai, por Kenia, çka e bente te papranueshme kandidaturen e tij ne 2008-ten.

Daily Mail ka hedhur nje hipoteze te sajen se cili mund te jete njoftimi i madh qe ka ndermend te beje tani. manjati kerkon te shkaterroje imazhin e familjes se lumtur qe cifti Obama projekton kudo. Trump thuhet te kete dokumente qe vertetojne se ne nje periudhe te papercaktuar qarte te marteses se tyre 20-vjeçare, Barak dhe Michelle kishin nisur procedurat e divorcit. Ky do te ishte nje lajm i bujshem nese rezulton i vertete, por ne te kundert, thote shtypi i huaj, bomba e Trumpit s`do te jete gje tjeter veçse nje shashke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›