Deget e kerkuara, si te fitoni L.Ndoka
Te zgjedhesh 10 dege, sipas rendit preferencial, eshte po aq e veshtire sa edhe te konkurrosh per nje dege te vetme. Kjo, per shkak te konkurrences shume te madhe qe ekziston per disa dege te caktuara. Jane te njejtat ato dege qe preferohen nga viti ne vit, duke veshtiresuar keshtu, shanset e maturanteve per t'i fituar keto dege. Megjithate, specialistet japin disa keshilla se si mund te kene me shume shanse per te fituar.
Mundesite
Sipas specialisteve, maturantet shume te mire, mund t'i kerkojne pa frike deget qe deshirojne, por pjesa tjeter, qe nuk eshte shume e sigurt ne vetvete, apo qe nuk ka nivelin e duhur, duhet te beje kujdes. "zgjidhni ato dege ku e ndieni veten me te zote", sugjerojne ata. Por, sekreti qendron edhe te menyra e mire e menaxhimit te komponenteve te perllogaritjes se matures Shteterore. Te pakten per ato qe ka ne dore maturanti, pasi notat e provimeve nuk mund te dihen paraprakisht. Keshtu, duhen zgjedhur per t'u dhene si provime pikerisht ato lende, qe per llojin e deges ku doni te studioni, te kene koeficientin me te larte. Per shembull, nese doni te konkurroni per juridik, mund te zgjidhni dege si histori apo Njohuri per Shoqerine dhe shanset i keni shume here me te medha sesa nese zgjidhni dege te tjera. Por, ajo qe eshte me e rendesishmja, duhet te merrni parasysh edhe koeficientin e shkolles. Sepse nese ai ndryshon edhe me 0,1 i bie qe te ndryshoje teresisht rezultati dhe te mos shpalleni fitues.
Raporti
Me shtimin e kandidateve qe preferojne te njejten dege, shtohet konkurrenca, e si rezultat edhe raporti fitues-kandidat. Per deget shume te kerkuara si Juridiku, deget e Ekonomikut, apo inxhinierite, ky raport arrin deri ne 1 me 21, ndersa edhe ne deget e tjera raporti eshte shume me i larte se ne vitet paraardhese. Sipas specialisteve, te gjithe ata qe kane ndermend te vazhdojne arsimin e larte, duhet te keshillohen saktesisht ne lidhje me mundesite qe kane per te fituar dhe kjo duke u bazuar edhe ne te dhenat e viteve te meparshme. Kjo do te thote se kandidatet per studente duhet te dine kerkesat dhe kuotat qe ofron secila dege. Ne kete menyre, ata mund te perllogaritin perafersisht shanset e tyre per t'u bere pjese e universiteteve tona, pikerisht ne deget qe pelqejne. Ne pergjithesi, Universiteti i Tiranes rezulton te jete me i kerkuari, pasi aty jane shenuar edhe kerkesat me te larta, por edhe deget e Universitetit Bujqesor te Tiranes, nuk kane ngelur prapa.
Deget qe preferohen me shume
Te pyetur paraprakisht se per cfare duan te konkurrojne sivjet maturantet, pa u menduar gjate, ata deklarojne se do tentojne deget e Ekonomikut, Juridikun apo edhe deget e Fakultetit te Shkencave Sociale. E, ne fakt, keshtu ka ndodhur edhe gjate vitit te kaluar. Sipas burimeve nga Aprial, ne maturen 2009, deget me te kerkuara kane qene ajo e Administrim-Biznesit ne Fakultetin e Universitetin e Tiranes, me rreth 10 mije kerkesa. Pra, sipas nje perllogaritjeje te thjeshte, i bie qe nje e treta e kandidateve kane zgjedhur pikerisht kete dege. Pjesa tjeter kane preferuar dega e Drejtesise me rreth 9 mije kerkesa, e ndjekur nga deget e Fakultetit te Shkencave Sociale, por edhe nga Mjekesia.
Tendenca gjate te gjitha "maturave"
Gjate procesit te Matures Shteterore ne vitet e fundit ne Shqiperi, ka rezultuar se Juridiku eshte nje prej degeve te perzgjedhura ne formularin A2, i cili ka futur ne rivalitet mijera sipas specialisteve listohet pikerisht Juridiku. Pas kesaj vjen Ekonomiku (jo vetem ne Universitetin e Tiranes), Inxhinieria e Ndertimit. Por nuk kane ngelur mbrapa ne "shijet" e maturanteve edhe Arkitektura dhe Mjekesia. Ndersa duket se jane "shperfillur" lendet e mesuesise. Specialistet e Ministrise se Arsimit i vleresojne zgjedhjet e maturanteve por terheqin vemendjen se per shkak te kerkesave te shumta ka rrezik qe numri i te zhgenjyerve te jete po aq i madh, sa edhe deshira per te filluar studimet ne keto dege.