E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Opozita, e vendosur për hapjen e kutive

Opozita ka vijuar protestën e radhës në mbështetje të grevës së urisë që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Fjalën e hapjes së protestës e ka bërë deputeti i PS-së Albert çaçi i cili theksoi se kauza e opozitës është transparenca e zgjedhjeve. çaçi i bëri thirrje protestuesve të mbështesin grevistët të cilët po qëndrojnë për një kauze të madhe për të gjithë shqiptarët.
Deputetja e PS-së Ermelinda Meksi theksoi se opozita është e vendosur për hapjen e kutive për të bërë tranparencën e zgjedhje që është parimi i shenjtë i demokracisë. Duke folur në protestën e opozitës në mbështetje të grevistëve Meksi theksoi se ajo përshëndet grevistët të cilët sipas saj duke hyrë në grevë kanë vënë jetën e tyre në themelet e demokracisë.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje maxhorancës të mos provokojë opozitën me deklarata por të ulet në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur krizën.
Ne do të fitojmë se kauza jonë është një Shqipëri europiane, theksoi Meksi duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 9 majit për të dëshmuar se janë për Europën.
Protesta e sotme do të zhvillohet pa liderin e PS-së Edi Rama pasi ky i fundit ndodhet në Bruksel ku do të takohet me komisionerët europianë ku tema kryesore do të jetë protesta dhe greva e urisë e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›