Nis protesta e radhës e opozitës

Opozita ka nisur protestën e radhës në mbështetje të grevës së urisë që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Protesta e sotme mbështetet nga simpatizantë të qarkut të Fierit. Fjalën e hapjes së protestës e ka bërë deputeti i PS-së Albert çaçi i cili theksoi se kauza e opozitës është transparenca e zgjedhjeve. çaçi i bëri thirrje protestuesve të mbështesin grevistët të cilët po qëndrojnë për një kauzë të madhe për të gjithë shqiptarët.
Protesta e sotme do të zhvillohet pa liderin e PS-së Edi Rama pasi ky i fundit ndodhet në Bruksel ku do të takohet me komisionerët europianë ku tema kryesore do të jetë protesta dhe greva e urisë e opozitës.