E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi: Qeveria të pranojë gjendjen ekonomike

“Përkundrejt kësaj situate, ne denoncojmë qëndrimin krejt papërgjegjësi të Kryeministrit të kutive të pahapura dhe vartësve të tij, sipas të cilit “kriza është thjesht një ëndërr e keqe nate””, u shpreh Meksi për mediat. Duke përmendur vlerësimet e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për ngadalësim të zhvillimit ekonomik, deputetja Meksi theksoi se të ardhurat uxhetore si 11 mujor kundrejt vitit të kaluar janë rritur vetëm prej 2.2 përqind, kurse deficiti buxhetor është rritur 2.94 herë duke arritur jo 3,9% të PPB siç pretendon Kryeministri po rreth dy herë më shumë. “Ne mendojmë se çdo vonesë në pranimin e gjendjes reale, si dhe mosmarrjen e masave përkatëse efektive të cilat PS i ka formuluar në Rezolutën e saj, do të ketë një kosto akoma më të madhe për ekonominë dhe popullin shqiptar”, tha më tej ajo. Meksi akuzoi edhe LSI-në për papërgjegjshmëri, ndërsa shtoi se për hir të pushtetit kjo parti ka hequr dorë nga programi i saj elektoral në përgjithësi dhe qëndrimi antikrizë në veçanti.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›