E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti XVI rrëzohet nga një grua gjatë meshës

Gruaja arriti të kalojë kordonin e sigurisë në bazilikën e Shën Pjetrit, duke shtyrë Papën dhe një kardinal tjetër, deklaroi për agjencinë “Reuters” një zëdhënës i Vatikanit."Pavarësisht incidentit, Papa u ngrit në këmbë dhe filloi meshën", deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi.     Ai shtoi se gruaja dukej që nuk ishte në një situatë normale. Ajo u largua menjëherë pas ndërhyrjes së trupave të sigurisë. Ndërkohë që ata po përpiqeshin ta ndalonin, Papa dhe një kardinal tjetër u rrëzuan në mermerin e bazilikës.     Papa, 82 vjeç, u ngrit vetë më këmbë, në dukje i padëmtuar, dhe filloi shërbesën. Sipas të pranishmëve, ai nuk dukej i tronditur nga incidenti.Ndërsa Kardinali Etchegaray që u rrëzua po nga kjo grua u dërgua në spital për një kontroll.Edhe vitin e kaluar një grua pati kaluar barrierën për t’iu afruar Papës por badigardët nuk e lejuan një gjë të tillë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›