E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë: Takohen liderët e Amerikës Veriore

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të nivelit të lartë në Guadalahara të Meksikës, zoti Obama tha se parashikon punën për të miratuar paketën e re ligjore mbi emigrimin vitin tjetër.

Në takim, presidenti Obama, kryeministri kanadez Stefen Harper dhe presidenti meksikan Felipe Kalderon u zotuan për të bashkëpunuar për rikthimin e rritjes ekonomike dhe për të luftuar virusin e gripit A-H1N1.

Në deklaratën e përbashkët në mbyllje të takimit dje, tre udhëheqësit thanë se diskutuan plane për krijimin e sistemit të shëndetit publik dhe shkëmbimin e informacioneve rreth gripit pandemik i shkaktuar nga virusi A-H1N1.

Udhëheqësit gjithashtu theksuan se rrjetet kriminale ndërshtetërore kërcënojnë të trija këto vende. Presidenti Obama tha se beson në aftësinë e Meksikës për të luftuar kartelet e drogës ndërkohë që respekton të drejta e njeriut.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›