Vazhdojnë vrasjet në Çeçeni; ekzekutohen dy aktivistë
Një grup personash të armatosur bastisën dje zyrat e shoqatës bamirëse "Shpëtoni Brezat" në kryeqytetin çeçen Grozni dhe rrëmbyen me forcë Zarema Sadulayevan dhe bashkëshortin e saj Alik Dzhibrailov.
"Trupat e tyre u gjetën në periferinë Chernorechye të Groznit", deklaroi Alexander Cherkasov, një anëtar i lartë i organizatës për të drejtat e njeriut "Memorial", i cituar nga agjencia Interfax. Lajmi për momentin nuk është konfirmuar nga burime të tjera.
Rrëmbimi i Sadulayeva dhe i bashkëshortit të saj vjen vetëm një muaj pas rrëmbimit dhe vrasjes në Çeçeni të Natalia Estemirovas, një aktiviste e organizatës "Memorial".
Shoqata bamirëse "Shpëtoni Brezat" ofron ndihmë mjekësore dhe psikologjike për të rinjtë që vuajnë pasojat e dhunës në Çeçeni, përfshi fëmijë që kanë humbur gjymtyrë gjatë dy luftërave separatiste të rajonit me Rusinë në vitet '90.
Dhuna është shtuar kohët e fundit në Çeçeni dhe në Kaukazin Verior, autoritetet e të cilëve akuzojnë militantët islamikë.