E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 15 të vrarë në shkëmbimet e zjarrit

15 persona janë vrarë dhe 1 person është plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një lokal në Meksikën veriore, zonë kjo e ekspozuar ndaj konfliktit të bandave kriminale. Persona të armatosur kanë hyrë në një lokal në Chihuahua dhe kanë hapur zjarr ndaj personave për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shitjen e drogës.

Mediet lokale raportuan se dy të vrarë në sulm ishin gazetarë, ndërsa shtojnë edhe numri i gazetarëve të vdekur në Meksikë është rritur. Zyra e Prokurorit në Meksikë njoftoi se edhe dy persona të tjerë janë të vrarë në sulme të ndara në një lokal tjetër në qytet.

Chihuahua, e sidomos qyteti Ciudad Juarez në kufi me Teksasin është më së shumti i goditur nga lufta e narko-bandave. Në dhunën mes këtyre bandave, por edhe me forcat e sigurisë në 5 vjetët e fundit u vranë më shumë se 50 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›