OKB: Në Ditën e Tokës, botës i duhet më tepër ushqim

Ndërsa vendet në gjithë botën sot shënojnë Ditën e Tokës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, tha se këtë ditë duhet të nderohet “planeti ynë i vetëm dhe vendi i njerëzve në të”.
Në një deklaratë me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, Ban Ki-Mun tha se botës do t`i duhen më tepër ushqim, energji, ujë dhe vende të punës, gjatë 20 viteve të ardhshme.
Vende të ndryshme e shënojnë Ditën e Tokës me mbjelljen e fidanëve dhe me ndalimin e energjisë elektrike për një orë.