E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët vrasin 8 policë afganë

Kabul, 26 gusht – Militantët talibanë kanë vrarë tetë policë afganë në provincën veriore Kunduz, ka njoftuar policia.

Mbi 10 militantë sulmuan një pikë kontrolli jashtë qytetit të Kunduzit pak para agimit, raporton BBC.

Në këtë sulm, një polic është plagosur dhe një ka arritur të ikë.

Kunduzi është bastion i talibanëve dhe militantëve të al-Qaedas, ku qeveria qendrore ka shumë pak kontroll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›