Meksike gripi i derrave 60 viktima
Nje virus i rralle i ka marre jeten 60 persona ne Meksike, nderkohe ka infektuar disa mijera te tjere. Sipas mjekeve vendas dyshohet se virusi vdekjeprures perhapet nga derrat. Qeveria meksikane ka mbyllur te gjitha shkollat, por edhe disa institucione nga frika e perhapjes se virusit. Lajmi ka alarmuar edhe Organizaten Boterore te Shendetesise, e cila deklaroi se do te zhvilloje nje takim te komisionit te emegjencave per te shqyrtuar situaten, nese vatrat e gripit te derrave ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Meksike perbenin nje kercenim nderkombetar. Reagime kane ardhur edhe nga Uashingtoni zyrtar. Me ane te nje komunikate per shtyp thuhej se Shtepia e Bardhe po ndjek nga afer perhapjen e nje virusi te ri te gripit dhe presidenti Barack Obama eshte informuar lidhur me kete situate. Qendrat amerikane per Parandalimin dhe Kontrollin e Semundjeve deklaruan se virusi ishte nje perzierje e pa hasur kurre me pare te derrat, shpendet dhe njerezit.