E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike ja si kercenojne narkotrafikantet video

Se sa e vështirë është lufta ndaj narkotrafikut në Meksikë dhe se sa të përfshirë janë pushtetarët vendorë dhe qendrorë në vend, këtë e tregon më së miri një video e postuar së fundmi në Youtube.

Në video shfaqet kryebashkiaku i qytezës Telolopan në veri të Meksikës në një makinë duke biseduar me përfaqësuesin e një klani narkotrafikantësh të quajtur “Familja Michioecana”. I dërguari i “Familjes” i kërkon kryebashkiakut të mos pengojë aktivitetin e organizatës përndryshe do të djegin qytetin, ndërsa ky i fundit i përgjigjet me “si urdhëron”.

Video e gjatë 5 minuta e 41 sekonda ka përcarë opinionin vendas. Shumë banorë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut, ndërsa të tjerë e mbrojnë atë duke e cilësuar si të guximshëm vendimin që shpëton dhjetra jetë njerëzish.

Ndërkohë, autoritetet federale kanë nisur një hetim për të zbardhur nëse kryebashkiaku është thjesht një viktimë e kërcënimeve të grupit të narkotrafikantëve, apo edhe vetë ai është i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›