E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me flamurin Avramopulos kerkon ndjese

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos i kërkon ndjesë homologut shqiptar Edmond Panariti për incidentin e shkaktuar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Athinë me vendosjen e gabuar të flamurit kuqezi.

Në një telefonarë zhvilluar mes diplomatëve, Avramopulos i kërkoi ndjesë për incidentin protokollar, duke shprehur keqardhjen për ngjarjen, që ai e cilësoi të pakëndshme.

"Kjo ngjarje nuk mund të erresojë dhe ndikojë sapo pak rezultatet e suksesshme të vizitës suaj në Greqi", mësohet të jetë shprehur Avramopulos.

Flamuri kokëposhtë, një gabim

Nderkohe gjate mbremjes se kaluar pati edhe nje reagim jozyrtar nga Ministria e Jashtme greke. Të pyetur prej Top Channel, eksponentë të lartë të kësaj ministrie, shprehen habinë e tyre për këtë ngjarje.

Burimet thanë se u informuan prej medias lidhur me incidentin dhe se e konsiderojnë atë një ngjarje aksidentale, e cila nuk ka asnjë lidhje me klimën tepër pozitive në të cilën u zhvillua kjo vizitë.

"Zoti Panariti zhvilloi në Athinë një ndër vizitat më produktive dhe miqësore të këtij niveli gjatë viteve të fundit. Në këtë vizitë u shpreh qartë vullneti i dy palëve për forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe zgjidhja në një kohë të shpejtë dhe të drejtë e gjithë problemeve që krijohen herë pas here. Pikërisht, këto marrëdhënie duan një klimë besimi dhe pozitiviteti, ndaj nuk duhet të lejohen ekstremistët kudo ndodhen ata, që një ngjarje aksidentale, ta kthejnë në problem madhor dhe të hedhin baltë mbi vullnetin e mirë të palëve për të forcuar maksimalisht marrëdhëniet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›