Meksike kapet adoleshenti vrases
Himenez ka nenshtesine amerikane dhe u arrestua bashke me dy motrat e tij gjithashtu anetare te kartelit ndersa tentonin te largoheshin qe te tre per ne shtetet e bashkuara. El ponchis sic njihet ndryshe pushtoi titujt e gazetave vendase muajin e kaluar kur dolen ne drite raporte per vrasjet e tij makabre bashke me fotografite qe e tregonin te pozonte me arme ne duar me lende narkotike dhe viktimat aty prane.
Por Himenez pretendon se ishte ai vete viktime e fatit. Nuk doja ta beja- perserit 14 vjecari.- Isha nen efektin e marihuanes nuk kuptova gje. Lideri i kartelit El Negro me ka droguar qe 11 vjec e me vone me detyroi te vrisja ose ne te kundert do te vritesha vete.
Edgar Himenez eshte vetem nje nga ushtria e madhe e te miturve qe bandat e narko-trafikut ne Meksike kane rekrutuar per te bere punet e tyre te pista. Ai eshte shembulli shqetesues i adoleshenteve qe terhiqen ne luftrat e dhunshme te karteleve me njeri-tjetrin dhe me qeverine. Vrasjet e kryera nga te miturit ne Meksike sa vjen e shtohen. E madje ka raste sic jane shenuar ne qytetet me te egra Ciudad Juarez dhe Tijuana ku prinderit vete tregojne se deri edhe femije 8 vjec kerkojne te behen pjese e bandave e te kthehen ne lorde droge kur te rriten te joshur nga pasurite dhe emocionet qe mendojne se do te sjelle nen jeten e tyre bota e trafikimit.