E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove 1 mije police ne veri per zgjedhjet

Diten e zgjedhjeve ne veri te Kosoves do te jene te pranishem 1 mije police te cilet do te kujdesen per sigurine ne ato qendra votimi ku siguria konsiderohet e brishte.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave prania e ketyre agjenteve eshte pjese e nje plani operativ te hartuar nga Policia e Kosoves ne bashkepunim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Sipas burimeve te cilat citojne zedhenesin e policise Besim Hoti agjentet kosovare do te jene ne vijen e pare ndersa ata te EULEX do te kene detyre mbeshtetese.

Nga ana tjeter komandanti i KFOR-it ka deklaruar se trupat e tij do te kontribuojne per sigurine por duke qendruar te fshehura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›