E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, kapet kreu i kartelittë drogës "Zetas", Trevino Morales

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Kapja e tij triumf për autoritetet MEKSIKË – Qeveria meksikane ka njoftuar se Miguel Angel Trevino, kreu i kartelit të egër të drogës “Zetas” është arrestuar në veri të Meksikës. Trevino Morales, i njohur si "Zeta-40", u rrethua pranë kufirit me SHBA-në, mëngjesin e së hënës.

Ai mori kontrollin e “Zetas” pas vdekjes së themeluesit të grupit Lazcano Heriberto në tetor 2012. Sipas BBC,  kapja e tij është një triumf për autoritetet që ndeshen me kartelet e fuqishme të  trafikut të drogës. Karteli “Zetas” u formua nga të larguarit nga njësitë elitë të policisë meksikane dhe shpejt u bë famëkeq për egërsinë e  tij

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›