Meksike proteste kunder privatizimit te industrise se naftes
Reforma energjitike meksikane është kundërshtuar nga mijëra protestues. Kjo është hera e dytë që një vendim i presidentit Nieto, prej 9 muajsh në këtë post, shkakton zemërimin e popullit të tij.
Presidenti i ka dërguar kongresit një propozim për modifikimin e kushtetutës, në mënyrë që të lejohen kompanitë private që të kenë akses dhe përdorim në këtë industri. Por Nieto kundërshtohet dhe për reformën e propozuar nga ai në fushën e arsimit. Popullariteti i tij ka shënuar një rekord negativ që asnjë nga paraardhësit e tij nuk e ka pasur. Manifestuesit kërkojnë shtetëzimin e sektorit. Meksika ka Zbritur në vendin e dhjetë, dikur në vendet e para për prodhimin e naftës në botë.