Zgjedhjet e pjesshme ne komuna procesi vijon normalisht

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në dy njësi vendore, në komunën Rrethina të Shkodrës dhe në komunën Dardhas të Korçës. Burime zyrtare te KQZ thane se procesi i votimit ka nisur dhe vijon normalisht në të gjitha qëndrat e votimit.
Në komunën Dardhas garojne janë Gentjan Pere i PD e Genci Hamollari i LSI. Jane 2700 zgjedhes të ndarë në 6 qendra votimi. Në një deklaratë ëpr mediat zëdhënësja e kQZ-së Droilona Hoxhaj deklaroi se
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të gjitha masat e nevojshme për të shpërndarë materialet zgjedhore në kohë për të filluar procesi i votimit në dy komunat si dhe realizoi trajnimin specifik për anëtarët e KZAZ-ve dhe KQV-ve.
Procesi i votimit në Komunën Dardhas dhe Rrethina ka filluar në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm dhe po ecën normalisht. Sipas informacioneve të inspektorëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73 deri tani nuk ka patur asnjë problem apo incident”- përfundoi ajo.
Zgjedhjet e pjesshmë lokale po zhvillohen pasi Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra Aleksandër Çelën e PS, pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i bëri kallzim penal për mosdeklarim të ardhurash.
Ndersa në komunën Rrethina janë 19 mijë votues të ndarë në 24 qendra votimi. Në gare jane Luan Harusha i PS-së dhe Ridvan Guri i PD-së. Zgjedhjet në këtë komunë për kryetarin e ri u zhvilluan pas shkarkimit të ish Kryetarit Kleves Muja i cili akuzohet për vepra të ndryshme penale.