Meksike sekuestrohen 105 tonelata marijuane
Forcat meksikane te sigurise ne qytetin e Tihuanes ne kufi me SHBA kane sekuestruar 105 tonelata marijuane qe eshte dhe sasia me e madhe e droges e sekuestruar ne dekadat e fundit.
11 persona u arrestuan gjate operacionit ne te cilin nje oficer policie dhe nje i dyshuar mbeten te plagosur nga shkembimi i zjarrit.
Sasia e droges ishte ndare ne 10 mije pako te fshehura ne disa kamione dhe shtepi nderkohe qe vlera e saj ne rruget e Amerikes do te kapte 340 milione dollare.
Konfiskimi i kesaj sasie droge eshte e paprecedent ne vendin tone ka deklaruar per gazetaret gjenerali Alfonso Durante.