Kush e drejton Kosoven

Me largimin zv/kryeministrit Rame Manajt dhe te gjashte ministrave nga radhet e LDK-se keto ministri sipas dispozitave ligjore ne nje kohe ende te pacaktuar do te udhehiqen
Ministria e Pushtetit Lokal nga Raif Elezit zv.ministrit qe vjen nga radhet e komuniteteve Ministria e Jashtme nga zv.ministrja Vlora Citaku Ministria e Shendetesise nga zevendesministri Nemanja Vujovic.
Nderkohe qe per tri ministrite qe i kane edhe zv/ministrat nga LDK si ajo e Drejtesise Tregtise dhe Industrise dhe e Kultures ende nuk jane caktuar emrat e rinj.
Per kete arsye eshte mbajtur nje takim i kryeministrit Hashim Thaci me zevendeskryeministrin e deritanishem Rame Manaj.
Pas takimit eshte vendosur per krijimin e nje komisioni qeveritar per dalje nga bllokada institucionale.
Komisioni qeveritar pritet te formohet te marten sipas sekretarit te pergjithshem te LDK-se Rame Manaj i cili deri te shtunen ka mbajtur postin e zevendeskryeministrit ne qeveri.
Ai tha se behet fjale per nje komision qeveritar ad-hoc i cili do te marre pergjegjesite mbi detyrat e lena pergjysme nga ministrat e LDK-se.
Rrjedhoja me e dukshme e kesaj situate jane zgjedhjet pike ku dy partite e ish-koalicionit perplasen te jashtezakonshme per PDK-ne por te parakohshme per LDK-ne.
Une respektoj vendimin e kryetarit te Parlamentit. Ato jane shume te qarta dhe duhet te percillen ne rruge kushtetuese ka deklaruar kryetari i LDK Fatmir Sejdiu.
Ndersa ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi ka thene se qendrueshmeria institucionale ne vend do te mund te krijohej me mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme deri para fundit te ketij viti.
Ne nje interviste per BBC Krasniqi deklaroi se do te ishte mire qe te kishte nje konsensus te pergjithshem politik ne Kosove per te shkurtuar kohen e krizes politike duke mbajtur zgjedhje te jashtezakonshme.
Ai tha se Kushtetuta nuk parasheh krijimin e qeverise teknike dhe sipas tij i takon udheheqesit aktual te koalicionit te prishur kryeministrit Thaci te vendose nese deshiron votebesim ne Kuvend.
Per te gjithe situaten e krijuar ne vend Krasniqi ka fajesuar LDK-ne se me vendimin per dalje nga koalicioni ka pare interesin partiak ne vend te atij institucional duke e sjelle vendin para zgjedhjeve te jashtezakonshme dhe duke krijuar krize.