Meksikë, sekuestrohen 2 tonë marihuanë, 21 të arrestuar
Dy tonë marihuana janë sekuestruar nga trupat ushtarake në qytetin e Tecate Baja California, pas arrestimit të 21 personave që besohet se ishin të lidhur më kartelin e drogës në Tihuana. Ata u ndaluan dhe u morën në pyetje nga policia federale, e më pas u bë i mundur edhe gjetja dhe konfiskimi i sasisë së lëndës narkotike. Bashkë me të, janë sekuestruar gjithashtu edhe armë të kalibrave të ndryshëm, fishekë, dokumente të falsifikuara e uniforma policore e ushtarake. Marihuana u gjet e fshehur në një cisternë,pasi poicia kontrolloi në një depo që u raportua nga të arrestuarit. Operacioni policor nisi të martën pasi një njësi e ppolicisë federale u sulmua nga një grup personash të armatosur dhe që po udhëtonin me një makinë. Patrulla e policisë gjendej në ato momente ne nje pikë karburanti. Nga të shtënat me armë u palgosën dy policë dhe tre civilë, dy prej të cilëve fëmijë. Menjehere pas kësaj ngjarjeje autoritetet u vunë në lëvizje dhe arrestuan 12 persona në këtë zonë. Ndalimi ityre coi më pas në arrestimin e 9 të tjerëve dhe konfiskimin e një arsenali të vërtete armësh. Sipas shërbimeve itenligjente të policisë, sulmi me armë kundër federalëve, ishte urdhëruar nga një prej krereve më të lartë të kartelit të Tihuanas. Presidenti meksikan Felipe Calderón prej kohësh ka nisur një fushatë anti terrorizëm duke kërkuar mbështetjen massive te ushtrisë, policisë por edhe te ndërkombetareve për të minimizuar këtë fenomen që shkakton mijëra te vdekur si pasoje e dhunes dhe rivalitetit për drogën. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me përhapjen e dhunës dhe trafikun e drogës, ndikimi i së cilave mund të ndihet edhe në SHBA.