E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç:Libia nuk do ta njoh Kosovën

Libia nuk e njeh pavarësinë "e njëanshme" të Kosovës dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimi i saj, kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Libisë, Muammar Gaddafi. Në një deklaratë të dhënë për agjencinë Fonet, Jeremiç ka thënë se në takimet që ka zhvilluar me krerët e shtetit të Libisë ka marrë garanci që - "pozicioni i Libisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, dhe se do të mbetet i tillë". Madje, Jeremiç ka theksuar se ka marrë mbështetje nga Libia që ajo jo vetëm se nuk do ta ndryshojë pozicionin ndaj pavarësisë së Kosovës, por "do ta ndihmojë Serbinë" edhe te bota myslimane, ajo e të painkuadruarve dhe ajo e botës arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›