Meksike viktimat e para nga rreshqitjet e dheut
Autoritetet meksikane nxorren trupat e pare te personave qe humben jeten nga rreshqitjet e dherave ne rajonin e Oaxacas ne jug te vendit.
Trupat e 7 personave u rekuperuan nga grupet e shpetimit qe po veprojne ne zone. Nderkohe qindra persona rezultojne te zhdukur. Deshmitare nga vendngjarja flasin per 400-500 persona nderkohe qe autoritetet lokale shkojne edhe me tej teksa shprehen se numri i personave qe mund te kene humbur jeten nga katastrofa natyrore shkon deri ne 1 mije.
Veshtiresi te madhe hasin edhe grupet e shpetimit te cilat perballen me terrenin e veshtire dhe rruget e bllokuara nga balta qe kane paralizuar te gjithe zonen e qe ngadalesojne punen per dhenien e ndihmes se pare per personat e prekur nga tragjedia.